Sot kanë përfunduar sezoni vjeshtor për Ligën e Tretë të Kosovës.
KF Opoja kryeson në grupin A me 24 pikë të grumbulluara, shkruan Indeksonline.
Në fakt, skuadra nga komuna e Dragashit në fushë i ka fituar nëntë ndeshje (të gjitha) dhe matematikisht do të duhej të kishte 27 pikë.
Ndeshja e fituar ndaj Lidhjes së Prizrenit me rezultat 1-0 u vendos në tavolinë pasi që njëri nga lojtarët e KF Opojës kishte kryer testet mjekësore në një klinikë private.
Sipas FFK-së kjo nuk ishte e drejtë dhe komisioni vendosi që ndeshja të vendoset në favor të Lidhjes së Prizrenit.
Për kundër kësaj, KF Opoja vazhdon kryesimin me 24 pikë, ku kanë shënuar 21 gola dhe kanë pranuar vetëm tre gola.