Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka bërë thirrje që të votohen kandidatët, siç thotë ai të ndershëm: Mytaher Haskuka në Prizren, Bexhet Xheladini i LDK-së në Dragash, Ruxhdi Shehu i LDK-së në Junik dhe Visar Korenica i Vetëvendosjes në Rahovec.
Avdyli përmes një postimi në Facebook e ka arsyetuar pse duhet përkrahur këta kandidatë, këtë të diele më 14 nëntor.
Postimi i plotë i Avdylit pa ndërhyrje:
Pas daljes së VV e listës Guxo së Junikut në perkrahje të Ruzhdi Shehut të LDK-së dhe VV e Guxo të Dragashit në përkrahje të Dr Bexhet Xheladini për kryetar tê Dragashit, si dhe deklarimit të kryetarit Haskuka e Visar Korenica që partner për koalicion paszgjedhor për udhëheqje të Prizrenit e Rahovecit e sheh vetëm LDK-në, atëherë është e qartë si kristal se si duhet orientuar votën elektorati i LDK-së e VV-së në komunat jugore e jo vetem. Njerzit e ndershëm të LDK-së në Prizren e Rahovec, shumë nga ta akoma miqë të mi, e që shumica nga ata skan lidhje biznesore e mafioze me PDK e AAK, por janë njerzë punetor e që e duan qytetin e tyre të mos lajthiten e të gabojnë ta ringjallin PAN-in. Prizreni, Rahoveci, Dragashi, Juniku e gjetiu sduhet të gabojnë me vetëdije me kthy të kaluarën errët korruptive në komunën e tyre.Ti votojnë këta kandidatë të ndershëm si Myta , Bexheti, Visari, Ruzhdiu etj, secili ma mirë se tjetri. Ta duam qytetin tonë si shtëpinë tonë e partitë e zhvatjes e korrupsionit mos tu besojmë të udheheqin me lagjet e qytetet tona. Sepse ujku kimen e ndrron por zanatin se harron. Me votën tonë mund ta mbysim zhvillimin e qyteteve tona. PA PANik.