Zyrtari i lartë i Nismes Socialdemokrate zotëri Mevludin Krasniqi ka reaguar nepermjet një postimi në facebook ndaj zgjedhjeve lokale që do të mbahen në komunën e Dragashit dhe jo vetëm.
Ai thotë se në Sharr po mbahen zgjedhjet e reja me premtime të vjetra transmeton televizioni Opoja.
Ky është postimi I plotë nga Mevludin Krasniqi
Për Sharrin, zgjedhjet e reja me premtimet e vjetra!
Një herë në 4 vjet shumë atraktive bëhët treva jonë e bukur, nga “turistët politik të partive”!
Zakonisht, deputetë të caktuar i marrin votat dhe gjatë krejt mandatit as emrin Sharrit më sja përmendin, se diçka tjetër jo se jo!
Sidoqoftë, e vlerësoj vullnetin e lirë për të votuar këdo që dëshironi, por askush nuk e do Opojën më shumë se vet Opojanët, mos harroni!