Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Sharr ka dergu një komunikatë për media në redaksinë tonë ku ata kishin një sërë akuzash ndaj kryetarit të komunës së Dragashit.
Ata në ketë komunikatë janë deklaruar duke u nisur në bazë të një shkrim të publikuar në portalin kallxo.com për rreth 71 kontrata të nënshkruara pa procedura të prokurimit nga kryetari Shabani.
Për ketë dega e Lvv-së e ka quajtur kryetarin Shaban Shabani supermen të kontratave dhe të keqpërdorimeve.
Ketu ju percjellim komunikatën e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje dega në Dragash.
Mendësia qeverisëse që ka shoqëruar qytetin e Sharrit përgjatë kësaj dekade dhe jo vetëm, ka qenë e karakterizuar me keqpërdorime të shumëllojshme e të gjithanshme. Mbi të gjitha, jotransparenca ka mbizotëruar për çdo vendim, projekt a kontratë, anipse këto të fundit do duhej të ishin të hapura e publike për qytetarët, të cilët janë edhe mirëmbajtësit e buxhetit të komunës.
Së fundmi, në bazë të të gjeturave të auditorit për vitin 2020 ka evidentuar një listë shkeljesh nga qeverisja e Shaban Shabanit të PDK-së që keqqeverisë me Sharrin.
Auditori i përgjithshëm gjeti se edhe në vitin e kaluar komuna e Dragashit i iku transparencës dhe konkurrencës, duke nënshkruar 71 kontrata pa procedurë të hapur.
“Nga raporti i kontratave të nënshkruara për vitin 2020, komuna ngjashëm si në vitin e kaluar kishte nënshkruar 71 kontrata përmes procedurës me vlerë minimale me vlerë 62,508€. Gjatë auditimit kemi vërejtur që kishte kontrata për furnizime dhe shërbime të natyrës së njëjtë duke anashkaluar procedurat e hapura të tenderimit.”
Jo transparencës po i vjen fundi, sepse më afër se kurrë është fundi i kësaj qeverisje lokale. E dorëzuar kundrejt tajkunëve që komunën por edhe partinë e tyre e kanë shndërruar në dinasti familjare, kokëulur e me shumë gabime, më 17 tetor uzurpuesit largohen nga komuna.
Epokë e re, njëjtë sikurëse në nivelin qëndror, do të fillojë edhe me qeverisjen e mirë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr. Do të fitojmë, më shumë sepse komunës i duhet një qeverisje ndryshe, transparente e me dinjitet.
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Sharr
7 korrik, 2021