Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Gashi këtë vikend kishte vizituar komunën e Dragashit, ku ishte prit nga kryetari Shabani si dhe Vehbi Nazifi, kryetar i degës së PDK-së në Dragash.
Në ketë takim që kishte zhvilluar Deputeti, Kujtim Gashi, ishte zotuar që në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të ngrisë zërin për komunën e Dragashit.
Gashi thotë se kisha rastin të diskutojë për kërkesat dhe nevojat e Komunës së Dragashit, drejtuar Qeverisë por edhe për nevojën që të ketë më shumë investime nga niveli qendror në trevën e Opojës.
Për me shumë ju përcjellim postimi e Deputetit Kujtim Gashi:
Kënaqësi të takoj Kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, bashkë me kryetarin e degës së PDK-së, Vehbi Nafizi, si dhe anëtarë e zyrtarë komunalë të cilët janë përfaqësues të qytetarëve të kësaj komune.
Patëm rastin të diskutojmë për kërkesat dhe nevojat e Komunës së Dragashit, drejtuar Qeverisë por edhe për nevojën që të ketë më shumë investime nga niveli qendror në trevën e Opojës.
U zotova se në cilësinë e deputetit, ashtu sikur edhe deri më tani, do ta ngrisë zërin në Kuvendi i Republikës së Kosovës që të mbështeten sa më shumë projektet dhe kërkesat e Komunës së Dragashit për investime infrastrukturore, turistike, sportive, rinore e kulturore. KG