Njoftim
Pas takimit të task forcës për arsim, konsultimit me task forcën e shkollës dhe rekomandimeve të IKSHP u vendos që nesër të ndërpritet procesi mësimor në Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash me datë 19.10.2020 deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK-ja që pritet të arrijnë nesër pasdite.
Dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor.
Gjithashtu ju njoftojmë se sot është bërë dezinfektimi i objektit të shml “Ruzhdi Berisha”.