Një tjetër lajm i keq për Kosovën.
Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të bëra sot.
Sipas mediumit italian “ilnapolista.it”, qendërmbrojtësi kosovar ka dalë pozitiv me koronavirus, së bashku me bashkëlojtarët e Napolit, Zielinski e Elmas dhe një përgatitës atletik i ekipit.
Me këtë rast, një tjetër futbollist i çmueshëm do t’i mungojë Kosovës për ndeshjen e së enjtes me Maqedonisë e Veriut. /Gazeta Express/