Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për dy të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur se janë bërë 654 testime, derisa 41 kanë rezultuar pozitive.
“Numri i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19, nuk përbën rrezik dhe përshëndes propozimin për hapjen e kufijve pa test PCR. Uroj që Qeveria e RMV ta miratojë këtë propozim.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 73 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, janë bërë 654 testime, pozitiv kanë rezultuar 41 ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, u shpreh Zemaj.