Mungesa nënshkrimit të deputetit goran Adem Hoxha për ta dërguar në 10 numrin e deputetëve të Listës Serbe me çfarë do të krijoheshin kushtet që kjo parti politike e serbëve në Kosovë t’i dërgonte në Kushtetuese ligjet për transforminin e FSK-së në Ushtri, e ka hidhëruar shumë Beogradin zyrtar, transmeton Koha.net.
Kjo ka qenë arsyeja pse nga Beogradi ka ngritur akuzë të re verbale për presionin që Kosova gjoja e bën ndaj goranëve të vet.
Më i zëshmi, si rëndom, ka qenë i “parapaguari” për vlerësimin e çdo zhvillimi në Kosovë, i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.
Lexoni edhe:
Lista Serbe nuk ua ka kontestuar kushtetutshmërinë ligjeve për FSK-në
Ai, në Beograd, në një konferencë shtypi, njofton tanjug, i ka gjykuar ato që i ka quajtur presione të Kosovës ndaj goranëve të saj dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që ta mbrojnë këtë komunitet në Kosovë.
“I gjykoj ashpër presionet ndaj popullit goran në Kosovë që u është nënshtruar arrestimeve dhe përpjekjeve të të pushtetit që në mënyrë të dhunshme t’i qërojë hesapet me institucionet e tyre”, ka thënë Gjuriq.
Ai ka premtuar se Serbia do të vazhdojë së ndihmuari goranët në…Kosovë..//koha.net/