Në uebsajtin Microsoft Tech Community, kompania diskuton se çfarë janë tablet që flenë, si funksionojnë dhe si e ndihmojnë kompjuterin tuaj.
Ndërsa po i afrohet mbylljes së versionet të vjetër të Edge, kompania ka punuar pa pushim për të shndërruar Edge e ri me motorin Chromium në një konkurrentë të denjë të Chrome dhe Firefox.
Për ta bërë shfletuesin akoma më të mirë, kompania tha se është duke testuar me “tablet që flenë” duke e bërë shfletimin në ueb më efikas.
Në uebsajtin Microsoft Tech Community, kompania diskuton se çfarë janë tablet që flenë, si funksionojnë dhe si e ndihmojnë kompjuterin tuaj.
Kur Edge mëson që nuk jeni duke përdorur një tab, automatikisht e ngrinë atë. Teknologjia përdor funksionin e integruar të Chrome i cili ndërpret punën e skripteve në një faqe kur nuk jeni duke shikuar në të.
Megjithatë Edge mëson kur nuk keni parë për një kohë të caktuar dhe e vendos tabin në gjumë. Kur të ndodh ky proces, Edge liron resurset e sistemit përdorur nga ai tab për një tjetër duke u dhënë më shumë fuqi përpunimi tabeve aktive.
Normalisht një tab bie në gjumë kur nuk e keni parë për dy orë. Megjithatë nëse nuk jeni dakord me konfigurimin e Microsoft, ju mund ta ndryshon sesa pas sa kohësh duhet një tab i papërdorur të bjerë në gjumë. /PCWorld Albanian