Mediat serbe edhe sot kanë shkruar për mbledhjen e djeshme të dy qeverive Kosovë- Shqipëri, e cila u mbajt në qytetin e Pejës.
Pas këtij takimi, janë arritur një sër marrëveshjesh, që lidhin edhe më shumë qytetarët e të dyja shteteve.
Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama në këtë mbledhje akuzoi serbinë për agresion daj Kosovës, shkruan Novosti- transmeton Indeksonline.
“Shqipëria dhe Kosova do të shkojnë dorë për dore si dy shqipnja krenare. Lobimi i Serbisë që Kosova mos të anëtarësohet në Interpol është veprim i shëmtuar”, janë disa nga deklaratat e Ramës, që serbët kanë cituar.
Po i njëjti medium, ka folur në përgjithësi për marrëveshjet e arritura ndërmjet dy Kosovës dhe Shqipërisë. “Në këtë shtet të vetëshpallur, u bënë shumë provokime dhe fyerje në kurriz të Serbisë, derisa u bë një hap i madh drejt arritjet se projektit të rrezikshëm ‘Shqipëria e Madhe’”, thuhet mes tjerash në këtë artikull.
Sipas tyre, për të arritur sa më afër këtij bashkimit të trojeve shqiptare, gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë finalizuar shumë marrëveshje.
Megjithëse po punohet shumë për të krijuar “Shqipërinë e madhe”, sipas Novostit, nuk ka bazë për një gjë të tillë.