Drejtoria e Arsimit në Dragash së shpejti nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Luxemburg Development Cooperation Agency.
Në konferencën e organizuar nga LuxDev dhe MASHT. Projekti LuxDev KSV/020 planifikon implementimin e një sistemi online për përdorim nga të gjitha shkollat e mesme profesionale, dhe sipas nevojës edhe shkollave tjera me qëllim të ndërlidhjes së tyre me tregun e punës.
Përfitues janë të rinjtë në përgjithësi,mësimdhënësit etj. Në këtë konferencë u prezantuan modulet dhe programet për ndërlidhjen e shkollave me tregun e punës si dhe me implementimin e aktiviteteve të Orientimit në Karrierë.