Kalueshmëria në testin e maturës në afatin e parë në Komunën e Dragashit është 87.20%
Drejtori për Arsim në Komunën e Dragashit , MSc.Vloran Cenaj bëri të ditur se Komisioni Shtetëror i Maturës i ka bërë publike rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020-të, në afatin e parë kalueshmëria në nivel komunal është 87.20%.
Gjithsej nxënës, që e kanë paraqitur Provimin e Maturës Shtetërore në Komunën e Dragashit kanë qenë 172, prej, të cilëve 150 e kanë kaluar në afatin e parë, ndërsa 22 nxënës, të cilët nuk e kanë kaluar në këtë afat do ta paraqesin në afatin e dytë, i cili do të mbahet në muajin tetor.
Drejtori Cenaj theksoj se Komuna e Dragashit e ka vlerësuar të suksesshëm rezultatin, pasi këtë vit testi është organizuar në rrethana pandemie, pastaj mësimi nuk është mbajtur në tre muajt e fundit të vitit shkollor, po ashtu nuk kemi pasur asnjë ankesë gjatë testimit, janë respektu të gjitha masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë dhe në bazë të udhëzuesit të Ministrisë së Arsimit.
Drejtori Cenaj nxënësve, të cilët e kanë kaluar testin ju uroj sukses për regjistrim në arsimin e lartë, ndërsa nxënësve, të cilët nuk e kanë kaluar në këtë afat, ju uroj sukses në afatin e dytë.
Testi i Maturës (afati i dytë) do të mbahet për 10 tetor 2020
Nga data 15-24 shtator, maturantët e mbetur për afatin e dytë do të mund ta paraqesin testin, rezultatet e të cilit do të bëhen publike më 16 tetor 2020. Nga data 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shetërore për këtë vit.