Nga zyrtar të LV në Sharr përkujtohet dëshmori Samidin Emini në 22 vjetorin e rënies së tij

Lajme nga OpojaAktualitet4 vite më parë27 shikime

Sekretari Organizativ i LV në Sharr përmes një postimi në facebook ka përkujtuar dëshmorin nga fshati Kuk, Samidin Emini, në 22 vjetorin e rënies së tij.

Sot kur do kalonin 21 vjet nën lirinë të cilën e mundësoi mundi i tij e i shumë shoqeve e shokëve tjerë, ne po e përkujtojmë në rënien heroike të tij.

Postimi i plotë:

Në 22 vjetorin e rënies së dëshmorit Samidin Emini

Në luftë çlirimtare, aksioni është i domosdoshëm. I pari në secilin aksion ishte Samidini.
Në luftë çlirimtare, vullneti dhe gatishmëria për sulm janë kyqe. I pa përtueshëm për secilën ofanzivë ishte Samidini.
Në luftë çlirimtare për ta mbajtur vullnetin e moralin lartë është i nevojshëm disponimi. Më i hareshmi ndër shokët ishte Samidini.
Kështu përshkruhet në suaza të përgjithshme heroi nga fshati Kuk i komunës së Sharrit, Samidin Emini, dëshmori 23 vjeçar (sa kishte kur u vra nga ushtria sërbe).

Sot kur do kalonin 21 vjet nën lirinë të cilën e mundësoi mundi i tij e i shumë shoqeve e shokëve tjerë, ne po e përkujtojmë në rënien heroike të tij.
Në ofenzivën e 1 shtatorit të 98’tës në Vrri, gjatë luftimeve, Samidini vritet nga armiku serb. Vritet fizikisht, por kurrë ideali i tij. Kurrë vepra e tij.

U prehtë i qetë në tokën arbënore për të cilën u vetëflijua.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...