Pas reshjeve të shumta të shiut, disa prej lumejve dhe prrockave që kalojn neper fshatrat e komunës sonë, kanë dalur nga shtrati dhe kanë shkaktuar vërshime në disa prej tyre. Ashtu siç ka raportuar natën e mbrëmshe dhe gjat ditës së sotme TV Opoja, dëmet janë të konsiderueshme e fshatrat më të prekura janë fshati Zaplluxhe, Blaq dhe Bresanë.
Televizioni Opoja ka kontaktuar drejtorin për shërbime dhe emergjenca z. Damir Halilaj edhe me kryetarin e komunës z. Shaban Shabani, i cili tha se sot në mëngjes ai me një pjes të stafit komunal kanë vizituar fshatrat e prekuara dhe konstaton se dëmet janë shumë të mëdha.
“Unë së bashku me disa pjestar të stafit komunal i vizituam këto fshatra dhe mund të themi se fshati me i prekur është fshati Zaplluxhe, në bazë të informatave që kemi janë prekur deri në 300 shtepi nga këto vërshime me dëme të ndryshme materiale, poashtu edhe shumë ura, rrugë e kanalizime janë dëmtuar.”
Drejtori për shërbime dhe emergjenca z. Damir Halilaj na njoftoi se neser një komision komunal do dal që të rishikoj dëmtimet e do kontrolloj gjendën në secilën pjes, ndersa sipas kryetarit Shabani komuna do kërkoj ndihmë edhe nga niveli qendror për sanimin e dëmeve që do filloj menjëher në disa faza.
“Dëmet janë shumë të mëdha dhe komuna jonë nuk ka kapacitet për ti mbuluar të gjitha, andaj ne si komunë do kërkojm edhe ndihma nga qeveria e Republikës së Kosovës që ti konpenzojm sado pak dëmet.
Menagjimi i kësaj situate do filloj në disa faza, ku faza e parë është rregullimi i urave dhe zbllokimi i prrockave pasi që pritet edhe valë e dyt e reshjeve të cilat mund të shkaktojn të njëjten katastrof, ndersa më pas do vazhdohet edhe me rregullimin e kanalizimeve e rrugëve të dëmtuara.”
Për fund kryetari shpreh keqardhje për komunitetin si dhe falendëron gjitha institucionet komunale që ndihmuan qytetarët natën e mbremshme.
“Unë përsonalisht edhe në emer të komunës ndjej keqardhje dhe do mundohemi të jemi pran banoreve që u preken nga këto vershime, poashtu falënderoj edhe policin e zjarrfikësit e komunës të cilët u angazhuan natën e mbremshme edhe pse nuk kishin mundësi të ndihmonin shumë.”
©TVOPOJA