Sot përveç aktiviteteve tjera festive për nder të ditës së çlirimit të komunës sonë, në shtëpin e kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë u mbajt edhe Akademi Përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit, Vahidin Hajrizi.

Në ketë akademi morën pjes kryetari i komunës me një pjes të stafit komunal, kryetari i këshillit të bashkësis Islame në Dragash, pjetar nga Policia e Kosovës, përfaqësues të OVL-së, përfaqësues të familjeve të deshmorëve, familjar të deshmorit si dhe shumë bashkëfshatar e shokë.

Në fjalimin mirëseardhës, Xhafer Fejziu nga këshilli organizativ i kësaj akademie përkujtoi me mall shokun e bashkëfshatarin e tij, duke lavderuar punën dhe sakrificen e tij për atdhe, ndersa kryetari i komunës, Shaban Shabani e kujton me dhimbje e krenari kontributin e madh të Vahidinit e shokëve të tij të cilët qysh atëher rrenjosën besimin për lirin e vendit.

Veprën dhe përsonalitetin e Vahidinit e kujton edhe kujdestari i klasës Vehebi Veseli, duke e cilësuar atë si nxënës të dalluar, intelegjent por edhe shumë atëdhetar, e në fund ai i cili e ripërtriu emrin e tij, Vahidin Hajrizi i ri në një fjalë përmbyllëse në emër të familjarëve, falendëroi të pranishmit duke shtuar se këto aktivitete sado pak e shuajn dhimbjën te familjarët.

Në fund kjo akademi u përmbyll me këngë nga këngetari Nexhat Qusaj dhe një video e cila përshkruan jetën e shkurtër por plot gjallëri të deshmorit Vahidin Hajrizi, për të vazhduar me zbulimin e pllakës përkujtimore pran varrit, ku u vendosën edhe lule.

©TVOPOJA