Pas vendimit të PZAP-SË për anulimin e votave të ardhura me post për kandidatët për kryetar të komunës së Dragashit shumë Mërgimtar të kësaj komune nuk janë duke u pajtuar me ketë vendim njofton televizioni Opoja.

Shumica prej tyre kanë filluar të publikojnë deklarata të shkruara dhe të afrimosuara nga vet ata si dhe duke ju bashkangjitur edhe një dokument identifikimi mbi atë deklaratë.

Ky aksion nga Mërgimtaret ka filluar pasi që kandidati nga radhët e LDK-së Dr Bexhet Xheladini në një paraqitje mediale ka kërkuar që secili nga ta të bëjë një deklaratë në lidhje me konstatimi e votës së tyre.

Keshtu që dega e LDK-së në Dragash është duke mbledhur fakte rreth konstatimi të vlefshmërisë së votës së qytetarëve të Komunës së Dragashit të cilët kanë votuar nepermjet postës.

Keto fakte dega e LDK-së do të i deponoj së bashku me ankesën e përgjithshme në Gjykatën Supreme ku kjo e fundit pritet që mbrenda 72 orë të merr një vendim të formës së prerë.