Sot po bëhet vlerësimi ndërkombëtar TIMSS, i cili po organizohet me nxënës të klasës së katërt për matematikë dhe shkenca natyrore, e që është me besueshmëri më të lartë dhe ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e politikave arsimore të vendeve që marrin pjesë. Drejtori i Arsimit në Dragash Vloran Cenaj njoftoi se sot po bëhet vlerësimi edhe në komunën e Dragashit, ku po marrin pjesë shkollat: “Fetah Sylejmani”-Dragash, “Ilmi Bahtjari”, “28 Nëntori ” – Bresanë dhe “Shaban Shabani”-Brezne. Numri i tërësishëm i nxënëseve pjesëmarrës nga komuna jonë është 108 duke shtuar se testet e tilla ndërkombëtare janë të mirëseardhur për vendin, pasi e bëjnë të mundur krahasimin e sistemit tonë arsimor me ato të vendeve të tjera.
Përzgjedhja e nxënësve dhe shkollave që po i nënshtrohen testit është bërë në mënyrë të rastësishme, përmes sistemit elektronik.
Në këtë proces janë angazhuar mësimdhënës, drejtorë të shkollave, vlerësues dhe inspektorë e zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.
DKA dhe MASHT-i kanë bërë përgatitjet e nevojshme që kanë qenë të parapara deri në këtë kohë (caktimin e koordinatorëve të shkollave të përzgjedhur, njoftimin e tyre me procesin, përzgjedhjen e klasave etj.) Ky aktivitet po zhvillohet sipas Rregullores së ‘TIMSS’