Manifestimi “Sofra e Ymer Prizrenit” do të mbahet më 8 qershor 2019 në fshatin Zgatar të Opojës, me fillim n’ora 11,00.
Është edicioni jubilar, i pesëmbëdhjeti që nga themelimi dhe i pesti i modifikuar si “Sofra e Ymer Prizrenit”.
Manifestimi prmban:

  1. Sofrën poetike, ku do të lexojnë 25 poetë
  2. Sofrën përuruese – shkencore
  3. Sofrën muzikore dhe
  4. Sofrën e bujarisë, shtruar nga fshati nikoqir Zgatari
    Çmimet:
    -Tri çmime për poezi,
    -Çmimi “Mysafir Nderi”, për mysafir(ë) (person ose grup) që me pjesëmarrje aktive ndihmouan rriten dhe zhvillimin e Manifestimit dhe
    -Çmimi “Luleborë Sharri” për personalitete ose shoqata që me dekada kontribuan në afirmimin e vlerave autoktone kulturore nga treva e Opojës së Sharrit.
    Këtë vit nuk do të ketë Konkurs të shpallur për konkurim në Sofrën poetike.
    Në orën letrare të Sofrës do të prezantohen poetë fitues të Çmimeve nga edicionet e kaluara të Manifestimit dhe disa poetë me vende të rezervuara si mysafirë të veçantë.
    Sponsor medial: TV Opoja
  5. Jeni të mirëseardhur! Maj, 2019 Këshilli Organizativ i Manifestimit
    “Sofra e Ymer Prizrenit”