Persona të pandërgjegjshëm, të dielën në mesditë kanë djegur sipërfaqe pyjore në Brezne të Dragashit. Një gjë e tillë ka shkaktuar zemërim tek banorët e këtij lokaliteti, të cilët masovisht kanë reaguar në rrjete sociale për këtë veprim skandaloz të individëve të papërgjegjshëm. Ata kërkojnë nga organet kompetente që të zbulojnë autorët e këtij akti të shëmtuar, dhe të sanksionohen.