Shqipëria dhe Serbia po punojnë për lehtësimin e procedurave doganore mes dy vendeve. Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Beograd, ku u takua me homologun e tij Sinisa Mali. Ahmetaj ka kërkuar eleminim të barrierave doganore dhe reduktim të dokumenteve për mallrat që lëvizin transit.

Ai ka kërkuar po ashtu bashkëpunim politik dhe ekonomik të dy vendeve, pasi kështu fitojnë të dy shtetet.