Komuna e Dragashit, si dhe Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit ” me selinë e saj në Prizren, para disa javësh kishin nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e shtatë shtëpive të reja për familjet në nevojë.

Sot, me datë 17 Qershor të vitit 2019, siç kuptoi TV OPOJA nga burimet e sigurta të saj, kanë filluar punimet për ndërtimin e këtyre shtëpive, për të cilat komuna ka participuar me mjete financiare në vlerë prej 5,000€ për secilën shtëpi. Pjesa tjetër e nevojshme, do të sigurohet nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, siç edhe është e planifikuar në këtë memorandum bashkëpunimi.

TV OPOJA ju sjellë pamjet nga fillimi i punimeve nga kompanitë vendore të cilat janë kontraktuar për ndërtimin e këtyre shtëpive me sistemin “çelësat në dorë”.