Shoqata bamirëse i bën me shtëpi 28 familje nevojtare në Prizren

KosovaAktuale6 vite më parë23 shikime

Drejtuesit e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” pas një takimi të zhvilluar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti , kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe me drejtorin komunal të Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, kanë bërë të ditur se për nder të 28 Nëntorit, do të shpërndahen çelësat e shtëpive për 28 familje nevojtare.

Sipas tyre, për ndërtimin e 20 prej këtyre shtëpive ka kontribuar edhe Komuna e Prizrenit me material ndërtimor me nga 5 mijë euro.

Nga ana tjetër Kurti dhe Haskuka kanë vlerësuar punën e kësaj shoqate bamirëse, duke theksuar se ajo po e kryen një detyrë që shteti nuk po e bën, sidomos me shërbimin në kuzhinën popullore si edhe sigurimin e strehimit për ata që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Drejtori i SHB “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, pas takimit ka njoftuar se mysafirët e sipërpërmendur i ka informuar rreth aktiviteteve të shoqatës, si edhe punës së kuzhinës humanitare në Prizren, ku ushqehen çdo ditë 300 persona me nga një shujtë ditore.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...