Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës ka ngritur edhe çështjen e rajonit të Gorës, në komunën e Dragashit.Siç ka thënë Selmanaj, ai bashkë me disa deputetë të tjerë kanë qenë në këtë pjesë, ku kanë takuar disa njerëz që jetojnë në komunën e Dragashit.Në këtë drejtim, ai ka ngritur shqetësimin se në këtë pjesë të kësaj komune, të banuar me goranë, dhe që përbëhet nga 16 fshatra, shteti i Kosovës pothuajse nuk funksionon fare.

“Pashë që 16 fshatra të Gorës nuk kanë lidhje me Republikën e Kosovës. Ata atje realizojnë sistem paralel të arsimit, kurikulat e shkollave të tyre janë të Republikës së Serbisë, nuk janë të Republikës së Kosovës – pagat i marrin edhe nga Kosova, por edhe nga Serbia”, ka thënë Selmanaj.Sipas tij, atje ekziston edhe një sistem paralel shëndetësor.“Mjeku në ambulancën në rajonin e Gorës, në njërin xhep ka vulën e Republikës së Serbisë, në tjetrën vulën e Republikës së Kosovës – varësisht çfarë është pacienti, ai e ka vulën dhe sillet ashtu”.

Ndërsa sa i përket sigurisë, deputeti i LDK-së ka thënë se së fundmi qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj, diku 40 personave iu ka lejuar që të sillen si roje të pyllit.Por në fakt, sipas Selmanajt, ata sillen edhe me armë të gjata, që në fakt janë të ngjashëm me rojat e urës që i kemi parë së voni në Mitrovicë.

“Çfarë po ndodhë. Nëse kemi pas telashe me pjesën veriore, si është e mundur që në një rajon të Kosovës, krejt në jug të mos kemi qasje fare”.Një gjë e tillë, ka thënë ndër tjerash Selmanaj nuk është ndodhur vetëm sot, por ka ndodhur në 20 vitet e fundit.Kështu, ka kërkuar ai, që urgjentisht të shtrihet autoriteti i institucioneve të Kosovës, në mandatin e tyre që e kanë me Kushtetutën e Kosovës.