Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Prizren, ku një vajzë e mitur dyshohet se ditë më parë është rrëmbyer e më pas është dhunuar seksualisht nga një 29-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur të hënën e 6 qershorit, kur 16-vjeçarja ishte marrë me forcë nga rruga nga i dyshuari, i cili më pas e kishte dërguar atë në shtëpinë e tij, ku më pas dyshohet se edhe e kishte detyruar që pa dëshirën e saj të kryejë marrëdhënie seksuale.

Rasti është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës, të cilët kanë identifikuar dhe kanë ftuar në stacion policor për intervistim personin e dyshuar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti ‘Dhunim’.