02 Maj 2019, Vjenë – Austri

” Politika është luftë pa gjak. Lufta është politikë e përgjakshme “.

“Libri i luftës” i autorit, gazetarit dhe publicistit Nuhi Bytyçi, të Premtën më 03 Maj 2019, duke filluar nga ora 18:00, do të promovohet edhe në mesin e bashkatdhetarëve tanë që punojnë e jetojnë në Vjenë të Austrisë dhe më gjërë, organizuar nga Ambasada e Kosovës në Vjenë, Konsulli, Mag. Isa Kosumi dhe znj. Mag. Dr. Sara Mischel – kryetare e “KKShShA”.

“Libri i luftës” është një projekt shumë serioz, me rëndësi të posaçme, jo vetëm për publicistikën shqiptare, për historinë tonë më të re kombëtare si dhe për mërgaten shqiptare.
Ky liber realiteti i hudhur në letër, është shumë i begatshëm dhe mobilizues në shërbim të informimit të drejtë për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, në afirmimin e sakrificës dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për të drejta të plota kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Kosovën lindore dhe në Maqedoni. Libër i cili ndriçon krimet dhe gjenocidin serb mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare dhe për mbrojtjen e luftës së UÇK-së para Gjykatës ndërkombëtare në Hagë, rrugëtimin e Kosovës së lirë e të pavarur dhe shtetndërtimin e saj.

Me këtë rast, bashkatdhetarët tanë që punojnë në Austri, përpos se do të njoftohen për së afër me domethënjen e librit, ata do kenë mundësinë të mbështesin synimin e autorit për ribotimin e tij, e sidomos botimin edhe në gjuhën angleze, gjermane, franceze e të tjera.

“Libri i luftës” , më 5 maj, do të promovohët në Kopër të Sllovenisë.