Në lokalet e shkollës fillore “Fetah Sylejmani” po mbahet kursi i Gjuhës Angleze për Turizëm, i cili organizohet nga Bibloteka Publike “Ymridin Çengaj”, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Biblotekën Ndërkomunale të Prizrenit.
Kursi po mbahet dy herë në javë nga 90 minuta dhe do të zgjasë për tre muaj. Interesimi për këtë kurs është mjaft i lartë. Në fund të kursit, kursistët e çertifikuar do të mund të punojnë si “tourist guider” në gjithë territorin e Kosovës.
Pritet që aktivitete të tilla të organizohen nga Bibloteka “Ymridin Çengaj” gjatë gjithë këtij viti transmeton opoja.tv.