Historia është aq shumë komplekse dhe e ndërlikuar sa që në shumicën e rasteve të vendos në pozicion jo të këndshëm njerëzor por edhe profesional si historian. Por ballafaqimi me të kaluarën është gjithmonë i domosdoshëm dhe ndeshës në raste konkrete historike e momente të veçanta të së kaluarës. Historia me gjithë kompleksivitetin e saj qëndron në “këmb” mbi disa përkufizime që janë “ligje” të saj dhe rrugë që të dërgojnë drejtë gjakëftohtësisë në analizimin e ngjarjeve të së kaluarës nga prizmi i së tashmës.
Por ajo që keqkuptohet dhe keqinterpretohet në rrafshin historiografik është marrja si e mirëqenë e çdo analize, fakti, tregimi dhe interpretimi.

Në histori të qenurit i “ftohtë” dhe paanime në shikimin e një ngjarje është shumë e vështirë e nganjëherë edhe e pamundur. Ajo që duhet vënë në pah në histori është momenti se kur ka ndodhur ngjarja, shkaku që ka ndodhur ajo, shkaktarët e saj si dhe pasojat që i ka pasur ajo ndër vite për njerëzit. Nëpërmjet historisë ne shohim të kaluarën e paraardhësve tanë e mbi gjitha të vendit tonë. Ajo tregon traditën e një populli, sakrificat, vuajtjët por mbi të gjitha tregon vetë jetën.

Ne jemi dëshmitar që edhe sot e kësaj dite ngjarjet historike që kanë ndodhur para dhjetra, qindra e mijëra vitesh përdorën në diskursin ditor politik dhe kjo vetëm sa i dëmton dhe u’a humb vërtetësin atyre ngjarjeve. Ajo që duhet parë më me shqetësim është se si historia shihet si pengesë për arritjën e kompromiseve, dialogut, marrëveshjeve, ndërmjet vendeve e popujve që janë në konfliktë. Kjo ndodh si rezultat i jo largpamësisë së liderëve të atyre vendeve.
Këtu po e citojë teoricenin e madh Karl Poper i cili në librin e tij “Mendime për historinë dhe politikën” shprehet si vijonë: Xhanëm të përparojmë do të thotë që të lëvizim drejt një objektivi të përcaktuar, drejt një objektivi që ekziston për ne si qenie njerëzore. ” Historia” s’mund ta bëjë këtë; vetëm ne individët njerëzor mund ta bëjnë këtë. Kemi raste kur vendet e kanë lënë anash të kaluar e tyre historike vetëm për hir të interesit për të ardhmën e atyre vendeve.

Këtu po përmendi rastin Gjermani-Francë, dy vende të cilat ishin në konflik në disa periudha të ndryshme historike, vende që në Luftën e Dytë Botërore ishin rivale ndërmjet vete. Franca ishte e shkatërruar tërësisht nga Gjermania, kishte me qindra e qindra të vrarë, dhe vende të tëra të shkatërruara. Por pajtimin ndërmjet vete ata e arritën pas përfundimit të asaj lufte, të dy këto vende e lan anash të kaluarën ndërmjete vete, vetëm për ecur përpara në të ardhmën. Por shtrohet pyetja a e ka harruar Franca atë që i ka bërë Gjermania? Përgjigjja është eksplicite që Jo.
Jo sepse ajo edhe sot e kësaj dite merret me zbulimin e asaj që ka ndodhur në vendin e tyre, shkruhen libra, bëhen dokumentar dhe pasqyrohem fakte. Prandaj e kaluara tyre mbetet në rrafshin historike duke mos e harruar në asnjë moment atë, por duke e lënë anash atë në rrafshin politik dhe për të ardhmën e këtyre vendeve. Sjellja e vetme e saktë është që të kaluarën ta shohim tërësisht ndryshe nga e ardhmja.

Raste të tilla kemi shumë, ballafaqimi me të kaluarën është i rëndësishëm por duke mos i prekur interesat e tashme të atij vendi e populli. Historia është e rëndësishme deri në momentin kur ajo ndeshet me politiken e interesat momentale shtetërore. Po e mbyllë këtë ese me thënien e Karl Poper i cili thotë: Ne nuk duhet kurrësesi të përpiqemi që prej të kaluarës të shohim drejtime dhe tendenca për parashikimin e të ardhmës.

Autor: Hysen Bojaxhiu
Studentë ne lënden e Historisë
(Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)