Dragash, 11 shkurt 2019 – Gjykata Themelore në Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit, i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji, të miturit (I.S), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerje, posedim, shpërndarje ose shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. “Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshimi i bazuar se, me datën 08.02.2019, rreth orës 10:20 minuta, në fshatin Zaplluxhe, KK Dragash, i mituri pa autorizim posedon dhe shet substanca psikotrope, të llojit marihuanë, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë. Pas një kontrolli në shtëpinë e të miturit, policia ka gjetur në garazhin e shtëpisë substanca psikotrope, e dyshuar si marihuanë, në sasi prej 130.84 gram, e mbështjellë në paketim me mbishkrimin Malësia”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren./RadioSharri-Dragash