Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare, në muajin Tetor 2021, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka filluar hetimet kundër disa personave të dyshuar shtetas kosovar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale Tregti e Ndaluar, e sanksionuar sipas nenit 299 të kodit penal të RKS-së.

Siç njoftohet, në vazhdën e hetimeve dhe punës operative në teren, sot me datën 22.11.2021, në Regjionin e Ferizajt, është realizuar plani operativ i koduar me emrin “Transporti”.

Në kuadër të këtij plani, Sektori i Hetimeve i Departamenti të Policisë Kufitare, në asistim edhe të Njësive tjera të Departamentit të Policisë Kufitare, gjatë realizimit të detyrave në implementimin e planit operativ kanë ndaluar për kontroll pesë automjete:

Seat Alhambra,

VW Sharan,

Seat Alhambra,

VW Sharan dhe

Seat Alhambra,

Të gjitha me drejtues (vozitës) meshkuj shtetas kosovar, nën dyshimin për tregti të ndaluar.

“Në momentin e ndaljes dhe gjatë kontrollit në automjetet e lartcekura është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit komercial pa dokumentacion përkatës, për çka është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme”, thuhet tutje.

Sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, lidhur me këtë është iniciuar rast penal nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “Tregti e Ndaluar”, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedure të rregullt.