Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar votat e numëruar me kusht në komunën e Dragashit, përcjell televizioni Opoja.

Sipas KQZ-së, nga numërimi i këtyre votaven kandidati i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Behxhet Xheladini, prinë me 72 vota.

Në vent të dytë është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani, me 61 vota.

Ndërsa i treti është kandidati i partisë VAKAT, Adem Redzeplar, me 41 vota.

Kurse kandidatja nga Lëvizja Vetëvendosje Kaltrina Salihu, ka marrë 24 vota dhe renditet e katërta.