Sot u perbyllen aktivitetet sportive të organizuara nga Drejtoria për Kultur, Rini e Sport me rastin e 15 vjetorit të Pavarësis së Kosovës në Komunën e Dragashit.

Këto aktivitete filluan nga dita e hënë me fazën eleminatore, në të cilën morën pjes të gjitha shkollat fillore nga të dy komunitetet, ndersa sot u zhvilluan ndeshjet finale.

Aktivitetet e ditës së sotme filluam në sallën e sportit në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, ku u zhvilluan dy ndeshje finale ajo e futbollit të vogël dhe e volejbollit në mes nënëseve të kësaj shkolle, finale këto të cilat dhuruan lojë shumë interesante e konkuruese.

Më pas u luajt finalja e futbollit të vogël me nxënës, e fituese doli shkolla fillore “28 Nëntori” nga Bresana, kundër shkollës fillore “Fetah Sylejmani” nga Dragashi, ndeshje kjo e cila dhuroi shumë emocione e gola të mrekullueshem, por mbi të gjitha një atmosferë që nuk është par në organizimet e mëhershme.

Sa i përket ndeshjes së futbollit të vogël me arsimtarë, fituese doli shkolla fillore “Sezai Surroi” nga Bellobradi, ndaj bashkëfinalistes “Ruzhdi Berisha” nga Dragashi, e me këtë finale e cila dhuroi një atmosfer shumë positive u permbyllen aktivitetet sportive për nder të Ditës së Pavarësisë, ndersa aktivitetet kulturore do të vazhdojn edhe ditën e nesërme me akademin solemne dhe koncertin e organizuar nga komuna e Dragashit.

©TVOPOJA