Një mërgimtar duket se ka mbetur pa derivate në urën që lidh Prishtinën me qytetet përreth.

Dy persona duken pranë një veture të shtrenjtë të markës gjermane BMW derisa po e mbushin me naftë.

Në anën tjetër, dikush ka gjetur kohë të shkrepë një video të rastit, ndoshta për të ilustruar edhe një herë krizën e madhe me çmimet e derivateve në Kosovë që si duket po prek edhe mërgimtarët tanë.

Përdoruesi i Twitter Alban Thaçi, ka komentuar me ironi si vijon në këtë video:

“nuk ka faj, babikë, nafta shtrenjtë në Kosovë!”