Nga 20 korriku fillon funksionimi i rrugës unazore në Dragash

Infrastrukturë3 hours ago122 shikime

Komuna e Dragashit ka njoftuar se, duke filluar nga 20 korriku 2026 deri më 16 gusht 2026, do të hyjë në funksion Rruga Unazore e qytetit të Dragashit, me qëllim të rregullimit dhe lehtësimit të qarkullimit të automjeteve gjatë kësaj periudhe.

Sipas vendimit, qarkullimi i automjeteve do të organizohet në regjim njëkahor në qytetin e Dragashit. Automjetet do të orientohen përmes rrugës unazore, e cila kalon nga fshati Shajne dhe lidhet me hyrjen e qytetit të Dragashit.

Komuna bën të ditur se organizimi i komunikacionit do të rregullohet me sinjalistikën përkatëse rrugore, ndërsa zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoriatin Komunal, të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e trafikut.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e zyrtarëve në terren, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet në mënyrë të sigurt dhe pa pengesa.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...