Nesër, përurimi i Lapidarit në Shajne: Nderim për dëshmorët Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi

Shpallje & Njoftime13 hours ago120 shikime

Këshilli Organizativ njofton se më 19 korrik 2026 (e diel), me fillim nga ora 12:00, do të mbahet ceremonia solemne e përurimit të Lapidarit kushtuar dy dëshmorëve të fshatit Shajne, Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi.

Ky lapidar është ngritur si simbol i kujtimit dhe respektit për sakrificën e dëshmorëve tanë, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe të ardhmen e vendit. Ceremonia do të përfshijë aktivitete përkujtimore, pjesëmarrjen e familjarëve, bashkëfshatarëve, përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve, duke e bërë këtë ngjarje një moment të rëndësishëm historik e shoqëror për komunitetin.

Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore. Prania juaj do ta nderojë dhe madhështojë këtë ngjarje, duke dëshmuar se kujtimi për dëshmorët mbetet i gjallë dhe i përjetshëm në zemrat tona.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...