KU JANË DORËHEQJET MORALE?

Zyrtarë të lartë komunal, jo rrallëherë kanë qenë subjekt i aferave korruptive apo edhe e proceseve gjyqësore, por ata kanë vazhduar qeverisjen sikur mos të ketë ndodhur asgjë.Turp!

Për njëmbëdhjetë vite te keqqeverisjes, vetëm një zyrtar komunal ëshë dënuar, dhe atë me ndalim të ushtrimit të ndonjë posti publik, por doreheqje nuk ka pasur.Të paktën morale. Kanë filluar disa nisma që zyrtarët që janë nën hetime dhe të dënuar, si dhe ata me afera koruptive, nuk do të lejohen që të kandidohen, poashtu edhe të lirohen nga detyra që janë të angazhuar. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në praktikë si zakonisht. Kjo që po ndodh të ne në Kosovë, është rezultat i të kuptuarit postet publike si privilegj e jo përgjegjësi, gjë e cila dëshmon edhe nivelin e lartë të varfërisë intelektuale dhe ideologjike. Pjesë e kësaj “varfërie kulturore” në politikë është edhe morali i dobët politik nga paslufta. Në momentin kur ushtrimi i pushtetit nuk merret si përgjegjësi publike për atë që e bën dhe për atë që e thua sjell si përfundim keqpërdorimin e tij, duke krijuar kështu rrethin vicioz të gjërave negative si pasojë: korrupsionin enorm, varfërinë e skajshme, nepotizmin masiv e padrejtësinë sociale e shoqërore, që kanë efektin kryesor shëndrrimin e vendin në një vend të pajetueshëm për një njeri normal pa lidhje farefisnore e politike me njerëz kapës të sistemit. Prandaj, sipas kësaj varfërie kulturore në politikë dhe ajo që është kultivuar nga paslufta në Kosovë është kultura e pandershmërisë.

Numri shumë i madhë i skandaleve nga pushtetet e deritanishëm në komunën e Sharrit, tregon papërgjegjësinë politike të këtyre zyrtarëve dhe mendësinë e një pjese të votuesëve të tyre. Kjo tregon se shumica e pushtetarve aktual në Sharr pushtetin nuk e shohin si përgjegjësi, por si privilegj dhe për përfitime, sepse kështu i kanë padronet e tyre në Qeverinë e PANhajnisë. Siç e thotë edhe Max Weber në veprën e tij “Politika si Profesion” : – “Janë dy lloje të politikanëve: – ata që jetojnë për politikë dhe ata që jetojnë nga politika”. Udhëheqësitë qëndrore e edhe ajo lokale në Sharr na e kanë vërtetuar se i përkasin grupit të dytë, pra përfituesëve vetjak në kurriz të publikes e kolektivitetit.

Skandalet nuk kanë të ndalur në të gjitha fushat e pushtetit lokal: skandal në infrastrukturë, në bujqësi, në tenderim dhe skandalet me evidente janë në dikasterin e arsimit. Nepotizmi ka lulëzuar. Është duke u bërë haptas pa kurrfarë morali. Janë punësuar fëmijët e pushtetarëve; nipat dhe mbesat; hallat dhe dajët e vetë dhe edhe militantët e tyre. Prap, po them se kjo po ndodh për shkak të varfërisë së thellë intelektuale të këtij grupacioni, që me një shkrim timin të mëhershëm i kam quajtur “Axhami” por këta me këto veprime janë bërë “Maharaxh” të komunës tonë.

Skandali i rradhës i këtyre “Maharaxhëve” është në Arsim, pikërisht në shkollën fillore “Samidin Emini” në fshatin Kuk, ku nxënësit e klasës së parë nuk kanë viijuar mësimin nga muaji mars deri në mes të muajit maj, saktësisht nga data 1.03.2019 deri me 14.05 2019. Nxënësit kanë pushuar në shtëpi në mungesë të mesueses e cila ka shkuar në pushim të lehonisë. Mbi tri javë, nxënësit e shkollës fillore “28Nentori” në Bresanë kanë mbetur pa mësimin e gjuhës angleze, poashtu për shkak se mësuesja ka shkuar në pushim të lehonisë. Në gjimnazin “Ruzhdi Berisha”, mësimi nuk është mbajtur gati një muaj, sepse arsimtari i kimisë ka shkuar në pension. Tjetra është se, një numër i caktuar i puntorëve në shkollat e komunës punojnë me normë jo të plotë, kurse të ardhurat i marrin të plota. Të gjitha këto po fshehen nga DKA dhe zyrtarë tjerë komunal, të cilët janë edhe vetë fajtorët e një kaosi të tillë.

Pasoja e instalimit të këtij sistemi politike keqtrajtues ka sjellur rezultate nga më të tmerrshmet. Tani të jesh i përgjegjëshem konsiderohesh si “i dobët”. Ndërkaq të jesh i papërgjegjshëm, të jesh arrogant, të jesh i pamoralshëm, të jesh kërcënues siç janë disa në komunë në mënyrën e të bërit politikë dukesh i fortë, të duan, jo nga aftësia apo dashuria që kanë ndaj teje, por nga frika dhe interesi personal i ndonjë mundësie eventuale për punësim si pasoj e shëndrrimit të institucioneve publike në prona private të pushtetarëve.

Kjo gjendje ka sjellur këtë situatë, ku secili drejtor aktual në komunë dhe njerëzit rreth tyre që kanë përgjegjësi publike mund të bëjnë çfarëdo pa frikën që mund të ndëshkohen ose nuk japin përgjegjësi ndaj votuesve. Këta pushtetar veten po e konsiderojnë mbretër Indian “Mahaxhar”, çfarë duan bëjnë, sepse komuna është vetëm e tyre dhe nuk kanë frikë. Prandaj, kjo klasë politike duhet të ikë dhe t’ua lëshoj vendin njerëzve të përgjegjshëm, të aftë, të dëshmuar profesionalisht, njerëz që janë në gjendje të marrin përgjegjësi politike dhe morale.

Vetëdijësimi ynë si popullatë e zgjimi qytetarë është i domosdoshëm për të shpëtur vehten tonë dhe gjeneratat e ardhëshme nga kjo mënyrë e keqmenaxhimit të aseteve të shtetit!

Samidin Dauti, Nënkryetar i parë i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr Sharr, 22 maj 2019