MTBOPOJA përmbyll me sukses Marshin e Çlirimit – biçikleta, sport dhe festë!

Sporti7 hours ago74 shikime

Në Dragash u zhvillua me sukses Marshi i Çlirimit, i organizuar nga Klubi i Çiklizmit Opoja në bashkëpunim me Komunën e Dragashit, duke sjellë një atmosferë festive ku qytetarë dhe sportdashës festuan së bashku këtë ditë të rëndësishme.

Në hapje të këti aktivitet morën pjesë personalitete të jetës institucionale e shoqërore, përfshirë kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladini, kryesuesin e Kuvendit, Resul Fetahu, kryetarin e OVL të UÇK-së, Emri Neshati, drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Liridona Misini Piraj, shefen e kabinetit, Arijeta Skeraj, si dhe asambleisten Xhylferie Bahtijari Beqiri.

Në fjalën e tij, kryetari Xheladini përshëndeti organizimin, duke falënderuar klubin për iniciativën dhe duke uruar pjesëmarrësit për një marsh të këndshëm. Ndërkohë, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport shprehu mbështetjen e saj për aktivitete të tilla, duke premtuar bashkëpunim të vazhdueshëm për fuqizimin e sportit dhe komunitetit.

Marshit iu bashkuan edhe çiklistë nga Klubi Pro Bike Prizren, si dhe grupe të tjera nga komunat përreth, përfshirë Marakli t’biciklave. Shumë qytetarë nga Dragashi morën pjesë në shtegun e përgatitur për të gjitha kategoritë, nga fëmijët dhe fillestarët, deri te çiklistët me përvojë.

Një pjesë e rrugës kaloi në terren off-road, nga Shajna për në Rrenc, duke sjellë emocione të veçanta për pjesëmarrësit. Aktiviteti u përmbyll në Stadiumin e Qytetit në Dragash, ku të gjithë pushuan dhe u relaksuan, duke e mbyllur ditën në mënyrën më të mirë të mundshme.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...