Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në muajin Gusht të vitit të kaluar ka vizituar komunën e Dragashit ku ka nënshkruar dy memorandume me kryetarin e kësaj komune, z.Shaban Shabani.
Me këtë rast kreu i Dragashit si dhe ministri kanë njoftuar se janë dakorduar për investimin prej 800 mijë euro në total, për ndërtimin e palestrës sportive dhe stadiumit të qytetit që do të nisin në vitin e ardhshëm.
Por tash më si duket po finalizohet ky mermorandum ku nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njoftojnë se shumë shpejtë do të fillojnë punimet për palestrën në Dragash.
Ministri Gashi në nje prononcim për TV OPOJA thotë se është fat i mirë që këtë vit kemi filluar dhe kemi përuruar dy palestra sportive të cilat kanë qënë për vite të pa përfunduara dhe tashmë këtu përmendi se shumë shpejtë do të fillojnë punimet edhe për palestrën në Dragash