Sot u manifestua dita e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “28 Nëntori” në Bresanë, me një program ku ishin të pranishëm kryetari i komunës se bashku me zyrtar tjer komunal, drejtor nga të gjitha shkollat e komunës, prinder, mësues e shumë pjesmarrës tjer, njëherit pas programit artistik u përurua renovimi i objetit të shkollës së re.

 

Ky program filloi me himnin kombëtar e atë shtetror për të vazhduar me fjalme nga drejtori i shkollës kryetari i komunës dhe drejtori i arsimit në Dragash të cilet uruan nxënësit për ditën e shkollës e 28 Nëntor, për ti len radhën valleve e poezive të interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle, në fund u bë prerja e shiritit para të gjith të pranishmëve.

©TVOPOJA