Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për tatim mbi të ardhurat në Korporata.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se tashmë fillon një etapë e re shpresëdhënëse për fuqizimin e sportit në Kosovë.

“Votimi i Ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata, i cili e kompleton dhe e mundëson implementimin e Ligjit për Sponsorizim, u jep mundësi bizneseve që të investojnë jo vetëm në rritjen e kapitalit të tyre, por edhe në kultivimin e vlerave në sport, që ngrisin talentët e rinj në përmasa ndërkombëtare”, tha Haradinaj.

Me 74 vota pro, Ligji për trajtimin e të ardhurave të Korporatave ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave