Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në një prononcim për Televizioni Opoja ka thënë se deri me tani kanë ardhur 381 pako të supozuara me fletëvotime nga Diaspora për kryetar të komunës së Dragashit.

Ai thotë se sonte në mesnatë do të përfundojë afati i paraparë nga KQZ-ja për rivotim për komunën e Dragashit.

Ky është prononcimi i tij për Televizionin Opoja.

Sonte në mesnatë do të përfundojë afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Deri të hënën, në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime. Pas procesit të vlerësimit të të gjitha fletëvotimeve që do të pranohen, gjatë ditës së martë, KQZ-ja do të bëjë numërimin e tyre në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave.