Kuvendi i Komunës në Dragash mban mbledhjen e nëntë të rregullt më 26 nëntor

Politik6 hours ago19 shikime

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës në Dragash, Resul Fetahu, ka caktuar mbledhjen e nëntë (IX) të rregullt të Kuvendit Komunal për vitin 2026. Mbledhja do të mbahet më 26 nëntor 2026, me fillim nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës në Dragash.
Për këtë seancë është propozuar rendi i ditës me pesë pika:
  1. Dhënia e Betimit të anëtares së zëvendësuar nga KQZ, znj. Teuta Gashi Kryeziu;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  3. Propozim-vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit të Komitetit për Politikë dhe Financa (01Nr.060/01-28138-2/25, i datës 22.12.2025), me plotësimin me një anëtare të re në KPF;
  4. Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës P-70604014-00889-2 ZK Dragash, sipas raportit dhe rekomandimit të Komisionit (01Nr.462/01-25540/26);
  5. Eventuale.
Bashkë me thirrjen për mbledhje, si shtojcë është bashkëngjitur edhe materiali për pikat e lartcekura të rendit të ditës.
©TVOPOJA
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...