Klubi Futbollistik OPOJA nga Dragashit, ka një kohë të gjatë që detyrohet ti zhvilloj edhe ndeshjet vendase si myaafire pasi që stadiumi i qytetit të Dragashit nuk i plotëson kushtet për tu zhvilluar një ndeshje futbolli, raporton TVOpoja.

Gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2021, gjatë muajve Tetor e Nëntor, kryetari i tanishëm i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka premtuar investime në stadiumin e qytetit dhe përkrahje financiare për klubin KF.Opoja.

Por kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj, dhe se qeverisja aktuale si duket i ka harruar premtimet parazgjedhore.

Një reagim i ashpër ndaj kryetatit Bexhet Xheladini ka ardhur nga tifogrupi “Ujqit e Sharrit”, të cilët përmes një video që kanë phblikuar në Facebook, i kanë kujtuar premtimin që e ka bërë ai gjatë fushatës parazgjedhore.

“Ujqit e Sharrit”, thonë se ndihen të tradhëtuar nga premtimet e kryetarit dhe se ata nuk harrojnë por ndeshkojnë.

“Qysh ne vitin e par do fillojm me rregullimin e stadiumit… po kryetar kur?
Kaluan 6 muaj nga premtimet, premtimet, premtimet asnje hap ma tvogel per ri-rregullimin e stadiumit. Ne si tifoza “Ujqit e Sharrit” ndihemi te tradhtuar nga kto premtime.
Ne nuk harrojme, ndeshkojm!”, thuhet në reagimin e tifogrupit zyrtar të KF Opoja.

Më poshtë e gjeni videon ku Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini premtoi investime në stadiumin e qytetit gjatë fushatës zgnedhore.

/tvopoja.tv