Kryetari i Komunës, z. Shaban Shabani, sot ka nënshkruar kontratat për dhënien e subvencioneve për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Dragashit.

Krahasuar me vitet paraprake kjo shumë është trefishuar, ku fokus të veqantë i është kushtuar sportit me 27,000 euro subvencionim, kulturës 12,000 euro dhe rinisë 10,000 euro.

Duhet të cekim, se këtë vit për herë të parë do të organizohet Festivali i Këngës dhe Valles Burimore- Folklorike “Opoja Vallëzon”, me pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë të rrisim përkrahjen për këtë sektorë, që padyshim është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Dragashit!