Kryetari i Dragashit Shaban Shabani vizitoi Myftiun Tërnava

KosovaLajme nga OpojaAktuale6 vite më parë27 shikime

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim kryetarin e Komunës së Dragashit, z. Shaban Shabanin.
Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje, e më pas e njohu edhe me punën dhe angazhimet e institucionit që ai drejton.
Nga ana e tij, kryetari Shabani, e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e uroi atë për mandatin e ri në krye të BIRK-ut, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.
Në fund, që të dy u pajtuan që të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...