‘Konsoni’ dhe ‘Frutomania’ lirojnë çmimet pas taksës 100%(Video)

AktualeKosova6 vite më parë80 shikime

Dy prodhues vendorë kosovarë janë zotuar se do të kenë zbritje të çmimeve në ditët pasi qeveria mori vendim për taksë doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Agim Sahiti, prodhues vendor i pulave në fermën ‘Konson’, tha se në mënyrë solemne në nëntor do të bëjë zbritje në produktet e tij.
Ai i ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se e përkrah masën qeveritare për taksë 100 % për produktet e dy vendeve fqinje.

“E kam ndërmend prej nesër me i zbritë çmimet, në formë të solidaritetit. Aksion ka me pasë. Mos të tërhiqet masa pa u arritë qëllimi sepse do të koritet me neve e me popull”
Njëjtë u zotua edhe pronari i fabrikës vendore të lëngjeve ‘Frutomania’, Armend Malazogu.
Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...