Komunikatë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Rajonit të Gorës

Aktualitet2 hours ago61 shikime

Me pikëllim të thellë dhe mosbesim morëm lajmin për ngjarjen tragjike, ku mbeti i vrarë dhe ndërroi jetë imami ynë i nderuar, Gazmen Tairovci.

Këshilli i Bashkësisë Islame të Rajonit të Gorës shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella familjes, të afërmve, xhematit dhe të gjithë besimtarëve që e njohën dhe e vlerësuan të ndjerin.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta mëshirojë të ndjerin Gazmen Tairovci, t’ia falë mëkatet, t’ia pranojë veprat e mira dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus, ndërsa familjes dhe të afërmve t’u dhurojë durim, forcë dhe ngushëllim në këto çaste të rënda.

Njëkohësisht, dënojmë ashpër këtë akt të rëndë kriminal dhe u bëjmë thirrje institucioneve kompetente që, sa më shpejt të jetë e mundur, të zbardhin plotësisht të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.

U bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve që në këto momente të vështira të tregojnë dinjitet, të përmbahen nga shpërndarja e informacioneve të paverifikuara dhe të respektojnë privatësinë e familjes së pikëlluar.

Sipas informacioneve që posedojmë, kjo vrasje ka ndodhur për arsye private dhe si pasojë e një mosmarrëveshjeje private. Ky rast i rëndë nuk ka pasur asnjë prapavijë fetare dhe nuk lidhet në asnjë mënyrë me ushtrimin e detyrës së tij si imam në fshatin Zlipotok.

Allahu i Madhëruar e mëshiroftë të ndjerin Gazmen Tairovci, e shpërbleftë me Xhenet dhe familjes së tij, të afërmve dhe të gjithë atyre që e deshën, u dhëntë durim.

Këshilli i Bashkësisë Islame të Rajonit të Gorës

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...