Komuna e Dragashit lejon parkimin falas në oborret e të gjitha shkollave gjatë sezonit veror

Shpallje & NjoftimeInfrastrukturë6 hours ago123 shikime

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka marrë vendim për lejimin e shfrytëzimit pa pagesë të oborreve të të gjitha shkollave në territorin e komunës si parkingje publike gjatë sezonit veror.

Vendimi është marrë duke u bazuar në rekomandimin e Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të dalë nga takimi i mbajtur më 26 qershor 2026, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe sigurimit të hapësirave shtesë për parkim për qytetarët dhe bashkatdhetarët që pritet të vizitojnë komunën gjatë muajve të verës.

Sipas vendimit, drejtorët e shkollave obligohen të lejojnë shfrytëzimin e oborreve të shkollave si parkingje nga data 1 korrik deri më 25 gusht 2026, pa pagesë.

Po ashtu, drejtuesit e institucioneve arsimore obligohen të caktojnë një punëtor ndihmës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e parkingjeve në oborret e shkollave.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria Komunale e Arsimit, Drejtoria Komunale përkatëse dhe drejtorët e shkollave, ndërsa vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga kryetari i komunës.

Ky vendim synon të lehtësojë fluksin e shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror, kur numri i bashkatdhetarëve dhe vizitorëve në Komunën e Dragashit rritet ndjeshëm.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...