Asambleisti i Kuvendit komunal të Dragashit, Nedžmindin Sejdilar, ka reaguar pasi sot komuna e Dragashit ka filluar publikimin e dokumenteve dhe vendimeve zyrtare edhe në gjuhën e komuniteteve që jetojnë në Dragash, raporton TVOpoja.

Sejdilar gjatë gjithë kohës ka qënë shumë i zëshëm në seancat e Kuvendit komunal, rreth të drejtave të komuniteteve, duke akuzuar edhe qeverisjen lokale për diskriminim të komunitetit Boshnjak dhe Goran, pasi që vendimet dhe dokumentet zyrtare ishin publikuar vetëm në Gjuhën Shqipe.

Ai këtë e ka llogaritur si sukses të tij gjatë luftës që e ka bërë për një kohë në Kuvendin komunal të Dragashit, dhe jashtë tij.

Sejdilar ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbeshtetur në këtë betejë politike, dhe mirëpret veprimin e Kryetarit dhe kabinetit të tij për respektimin e ligjit dhe të Kushtetutës së Kosovës./opoja.tv