Kaltrina Salihu, kandidatja e përbashkët nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lista Guxo për të parin e komunës së Dragashit sot kishte një takim me kryeministrin Albin Kurtin njeherit edhe kryetar i Lvv-së.

Në këtë takim të parë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale ajo u zotua se do të bej ndryshimin në komunën e Dragashit.

Ajo premton se me punë dhe angazhim të përbashkët do të ju jepet hapësirë të rinjve të bëhen pjesë e proceseve zhvillimore.

Ky është postimi i plotë nga Kaltrina Salihu kandidate për të parin e komunës së Dragashit.

Takimi i parë zyrtar me kryeministrin para fillimit të fushatës për zgjedhjet komunale, ishte ritheksim i zotimit për të bërë ndryshim në Dragash.
Me guxim dhe punë të përbashkët është koha t’i ofrojmë hapësirë të rinjëve dhe grave të bëhen pjesë akitive e proceseve zhvillimore.

Dragashin do ta bëjmë të jetueshëm e do t’ia kthejmë sharmin që e ka patur e meriton ta ketë.
Bashkë me ju qytetarë, për fitoren tonë të përbashkët, për fitoren e të gjithëve, secilës dhe secilit.